KASIM: BİR MİLLETİN HAFIZASI, ONURU VE GELECEĞİ

KASIM: BİR MİLLETİN HAFIZASI, ONURU VE GELECEĞİ

Arnavut milletinin tarihine, mücadelesine ve ortak vicdanına bir bakış

Bazı aylar vardır, takvimdeki sıradan bir aydan çok daha fazlasını ifade eder. Geçmişi, yaşanan acıları, verilen mücadeleleri ve geleceğe dair umutları hatırlatır. Arnavut milleti için Kasım ayı da böyledir.

Kasım, kırmızı-siyah bayrağımızın, özgürlük mücadelemizin ve bağımsızlık irademizin simgesidir. Bu ay, yalnızca tarihî bir dönüm noktasını değil, aynı zamanda bir milletin onurunu, direncini ve var olma kararlılığını temsil eder. Bu uğurda hayatını kaybedenleri, büyük fedakârlıklar gösterenleri ve özgürlük idealini yaşatan herkesi hatırlatır. Nice nesiller, gelecek kuşakların özgür yaşayabilmesi için büyük bedeller ödedi.

Kasım ayı bize işte bu mücadeleyi ve fedakârlıkları hatırlatır.

28 Kasım, yalnızca bir bağımsızlık tarihi değildir. Aynı zamanda Arnavut milletinin tarih boyunca koruduğu kimliğin, birlik arayışının ve kendi geleceğine sahip çıkma iradesinin sembolüdür.

1443 yılında Gjergj Kastrioti – Skënderbeu önderliğinde Kruja’da yükselen çift başlı kartalın simgelediği direniş ruhu, 2 Mart 1444’te Lezhë’de Arnavut prenslerinin ortak savunma amacıyla bir araya gelmesi ve 28 Kasım 1912’de Vlora’da İsmail Qemali’nin bağımsızlığı ilan etmesi, bu tarihî yürüyüşün önemli dönüm noktalarıdır. Bütün bunlar, Arnavut milletinin kendi geleceğine sahip çıkma iradesini gösterir.

Bu tarihî yürüyüş kolay olmadı. Savaşlar, işgaller, baskılar, göçler ve büyük acılar yaşandı. Topraklarımızda ve farklı coğrafyalarda nice insan hayatını kaybetti, nice aile dağıldı. Ancak bütün bu zorluklara rağmen dilimiz, kültürümüz ve millî kimliğimiz varlığını sürdürdü. Bugün sahip olduğumuz değerlerin arkasında, geçmişten bugüne uzanan büyük bir mücadele ve fedakârlık vardır.

Bir milletin büyüklüğü yalnızca geçmişte kazandığı zaferlerle ölçülmez. Geçmişinden ders alması, bugün nasıl bir toplum olduğu ve geleceğe ne bıraktığı da önemlidir.

Peki, bugün bize düşen görev nedir?

Arnavut olmak yalnızca Arnavutça konuşmak, bayrağımızı dalgalandırmak veya millî günlerde bir araya gelmek değildir. Tarihimize sahip çıkmak, kültürümüzü yaşatmak, dilimizi çocuklarımıza öğretmek ve kimliğimizi davranışlarımızla temsil etmektir.

Arnavutluk’ta, Kosova’da, Kuzey Makedonya’da, Karadağ’da, Preşova’da, Çamëria’da, Türkiye’de ve dünyanın dört bir yanında yaşayan Arnavutlar, farklı coğrafyalarda olsalar da ortak bir tarih ve kültürün parçasıdır.

Bu ortak mirasın en değerli yönlerinden biri de farklı dinlere ve inançlara mensup insanların barış ve hoşgörü içinde bir arada yaşayabilmesidir. Müslümanlar, Katolikler, Ortodokslar ve diğer inançlardan insanlar, farklılıklarına rağmen ortak bir milletin ve kültürün mensuplarıdır. Bu birlikte yaşama anlayışı, Arnavut toplumunun dünyaya gösterebildiği en kıymetli değerlerden biridir.

Arnavut kültüründe özel bir yere sahip olan Besa, sözünde durmayı, güven vermeyi, onuru korumayı ve gerektiğinde insanı ayrım gözetmeden sahiplenmeyi ifade eder. Bu anlayış, geçmişimizden gelen ve gelecek kuşaklara aktarmamız gereken önemli bir değerdir.

Diaspora da bu ortak mirasın önemli bir parçası ve gücüdür. Yaşadığımız ülkelerin toplumlarına katkı sunarken kendi köklerimizi de korumalıyız. Çocuklarımıza nereden geldiğimizi, kim olduğumuzu ve bugünlere hangi mücadelelerle ulaştığımızı anlatmalıyız. Çünkü geçmişini ve kimliğini tanımayan bir neslin geleceğe sağlam adımlarla ilerlemesi kolay değildir.

Bugün ihtiyacımız olan, yalnızca geçmişimizi anmak ve millî günlerde bir araya gelmek değil; eğitimde, ekonomide, bilimde, kültürde, sanatta ve siyasette daha güçlü bir Arnavut toplumu için çalışmaktır.

Birbirimizi kıskanmak yerine desteklemeli, ayrışmak yerine ortak hedeflerde buluşmalıyız. Kişisel çıkarlarımızı toplumumuzun ortak menfaatlerinin önüne koymamalıyız.

Unutmayalım: Birlik, herkesin aynı düşünmesi değildir. Farklılıklarımıza rağmen ortak değerler etrafında buluşabilmektir.

Kasım, geçmişimizi hatırlarken geleceğe karşı sorumluluğumuzu da düşünme zamanıdır.

Şehitlerimizi anmak, onların uğruna mücadele ettiği değerleri yaşatmakla anlam kazanır. Bağımsızlığımızı kutlamak, özgürlüğün kıymetini bilmekle; bayrağımıza sahip çıkmak ise onun temsil ettiği değerlere sahip çıkmakla mümkündür.

Gençlerimizin iyi eğitim aldığı ve fırsat eşitliğinden yararlandığı; kadınların toplumda daha güçlü yer edindiği, bilim insanlarımızın, girişimcilerimizin ve sanatçılarımızın başarılarıyla dünyada söz sahibi olduğu bir gelecek kurmalıyız.

İşte gerçek vatan sevgisi budur.

Bayrağımız yalnızca törenlerde değil, başarılarımızda, dayanışmamızda, dürüstlüğümüzde ve birbirimize gösterdiğimiz saygıda da yaşamalıdır.

Dünyanın neresinde yaşarsak yaşayalım, ortak tarihimize ve kültürümüze karşı sorumluluğumuz var. Bu mirasa sahip çıkmak hepimizin görevidir.

Kasım, geçmişle gurur duyduğumuz kadar geleceğimizi de düşünmemiz gereken bir aydır.

Özgürlük için mücadele edenleri, bağımsızlık yolunda can verenleri, masum kurbanları ve milletimizin varlığını korumak için emek veren herkesi saygı ve minnetle anıyoruz.

Dünümüzle gurur duyalım, bugünümüzün sorumluluğunu taşıyalım ve yarınımızı birlik içinde kuralım.

Çünkü tarihimiz yalnızca geçmişten kalan bir hatıra değil, gelecek kuşaklara bırakacağımız bir emanettir.

Yaşasın Arnavut milleti!
Yaşasın özgürlük, birlik, barış ve kardeşlik!
Yaşasın kırmızı-siyah bayrağımız!

Lavdi dëshmorëve! Rroftë kombi shqiptar!

Bora Zukali
Ulusun Elçisi

NËNTORI: KUJTESA, DINJITETI DHE E ARDHMJA E NJË KOMBI

Një vështrim mbi historinë, përpjekjet dhe ndërgjegjen e përbashkët të kombit shqiptar

Ka muaj që kanë një kuptim shumë më të madh se një muaj i zakonshëm i vitit. Ata na kujtojnë të kaluarën, dhimbjet që kemi përjetuar, luftën që kemi bërë dhe shpresat për të ardhmen. Për kombin shqiptar, muaji nëntor është pikërisht një muaj i tillë.

Nëntori është simboli i flamurit tonë kuqezi, i luftës për liri dhe i dëshirës sonë për të qenë të pavarur. Ky muaj nuk na kujton vetëm një ngjarje të rëndësishme historike, por edhe krenarinë, qëndresën dhe vendosmërinë e kombit tonë për të jetuar i lirë. Na kujton të gjithë ata që dhanë jetën, bënë sakrifica të mëdha dhe mbajtën gjallë idealin e lirisë. Breza të tërë bënë sakrifica të mëdha që brezat pas tyre të mund të jetonin të lirë.

Muaji nëntor na kujton pikërisht këtë luftë dhe këto sakrifica.

28 Nëntori nuk është vetëm një datë e pavarësisë. Ai është edhe simbol i identitetit që kombi shqiptar ka ruajtur ndër shekuj, i dëshirës për bashkim dhe i vullnetit për të vendosur vetë për të ardhmen e tij.

Shpirti i qëndresës, i përfaqësuar nga shqiponja dykrenare që u ngrit në Krujë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në vitin 1443, bashkimi i princërve shqiptarë në Lezhë më 2 mars 1444 për të mbrojtur së bashku trojet e tyre dhe shpallja e Pavarësisë nga Ismail Qemali në Vlorë më 28 Nëntor 1912, janë momente të rëndësishme të historisë sonë. Të gjitha këto tregojnë vullnetin e kombit shqiptar për të vendosur vetë për të ardhmen e tij.

Ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë. Kemi kaluar luftëra, pushtime, shtypje, shpërngulje dhe dhimbje të mëdha. Në trojet tona dhe në vende të ndryshme, shumë njerëz humbën jetën dhe shumë familje u ndanë. Por, pavarësisht të gjitha vështirësive, gjuha, kultura dhe identiteti ynë kombëtar mbijetuan. Pas vlerave që kemi sot qëndrojnë shumë vite përpjekjesh dhe sakrificash.

Madhështia e një kombi nuk matet vetëm me fitoret e së kaluarës. Rëndësi ka edhe sa mësojmë nga historia, çfarë shoqërie ndërtojmë sot dhe çfarë i lëmë trashëgim së ardhmes.

Atëherë, çfarë duhet të bëjmë ne sot?

Të jesh shqiptar nuk do të thotë vetëm të flasësh shqip, të valëvitësh flamurin apo të mblidhesh në ditët kombëtare. Do të thotë të ruash historinë dhe kulturën tonë, t’ua mësosh gjuhën fëmijëve dhe ta përfaqësosh identitetin shqiptar me sjelljen dhe veprat e tua.

Shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Preshevë, Çamëri, Turqi dhe në të gjitha vendet e botës, edhe pse jetojnë në vende të ndryshme, janë pjesë e një historie dhe kulture të përbashkët.

Një nga vlerat më të bukura të kësaj trashëgimie është fakti se njerëzit me fe dhe besime të ndryshme kanë ditur të jetojnë së bashku në paqe dhe me respekt për njëri-tjetrin. Myslimanët, katolikët, ortodoksët dhe njerëzit e besimeve të tjera, pavarësisht dallimeve, janë pjesë e të njëjtit komb dhe të së njëjtës kulturë. Kjo mënyrë e të jetuarit së bashku është një nga vlerat më të rëndësishme që shoqëria shqiptare i ka treguar botës.

Në kulturën shqiptare, Besa ka një vend të veçantë. Ajo do të thotë të mbash fjalën, të jesh i besueshëm, të ruash nderin dhe t’i dalësh në krah tjetrit kur ka nevojë, pa bërë dallime. Kjo është një vlerë e rëndësishme që vjen nga e kaluara jonë dhe që duhet t’ua përcjellim brezave të ardhshëm.

Edhe diaspora është një pjesë dhe një forcë e rëndësishme e këtij bashkimi. Ndërsa japim kontribut në vendet ku jetojmë, duhet të ruajmë edhe rrënjët tona. Fëmijëve tanë duhet t’u tregojmë nga vijmë, kush jemi dhe çfarë sakrificash janë bërë për të arritur deri këtu. Sepse një brez që nuk njeh të kaluarën dhe identitetin e vet, e ka të vështirë të ndërtojë një të ardhme të sigurt.

Sot nuk na mjafton vetëm të kujtojmë të kaluarën dhe të mblidhemi në ditët kombëtare. Duhet të punojmë për një shoqëri shqiptare më të fortë në arsim, ekonomi, shkencë, kulturë, art dhe politikë.

Në vend që ta kemi zili njëri-tjetrin, duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Në vend që të ndahemi, duhet të bashkohemi rreth qëllimeve të përbashkëta. Interesat personale nuk duhet të jenë më të rëndësishme se interesat e kombit tonë.

Të mos harrojmë: Bashkimi nuk do të thotë që të gjithë të mendojmë njësoj. Do të thotë të dimë të bashkohemi rreth vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta, edhe kur kemi mendime të ndryshme.

Nëntori është koha kur, duke kujtuar të kaluarën, duhet të mendojmë edhe për përgjegjësitë që kemi ndaj së ardhmes.

Të kujtojmë dëshmorët tanë do të thotë të ruajmë vlerat për të cilat ata luftuan. Të festojmë pavarësinë do të thotë të vlerësojmë lirinë. Të mbrojmë flamurin tonë do të thotë të mbrojmë edhe vlerat që ai përfaqëson.

Duhet të ndërtojmë një të ardhme ku të rinjtë tanë të marrin arsim të mirë dhe të kenë mundësi të barabarta; ku gratë të kenë një vend më të fortë në shoqëri dhe ku shkencëtarët, sipërmarrësit dhe artistët tanë të njihen në botë për arritjet e tyre.

Kjo është dashuria e vërtetë për atdheun.

Flamuri ynë duhet të jetë i pranishëm jo vetëm në ceremonitë zyrtare, por edhe në sukseset tona, në ndihmën që i japim njëri-tjetrit, në ndershmërinë dhe në respektin që tregojmë ndaj njëri-tjetrit.

Kudo që të jetojmë në botë, kemi përgjegjësi ndaj historisë dhe kulturës sonë të përbashkët. Ruajtja e kësaj trashëgimie është detyrë e të gjithëve.

Nëntori është një muaj kur duhet të jemi krenarë për të kaluarën, por edhe të mendojmë për të ardhmen tonë.

Kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të gjithë ata që luftuan për liri, ata që dhanë jetën për pavarësinë, viktimat e pafajshme dhe të gjithë ata që punuan për të ruajtur ekzistencën e kombit tonë.

Të jemi krenarë për të kaluarën, të mbajmë përgjegjësi për të sotmen dhe ta ndërtojmë të ardhmen së bashku.

Sepse historia jonë nuk është vetëm një kujtim nga e kaluara, por një amanet që duhet t’ua lëmë brezave që vijnë.

Rroftë kombi shqiptar!
Rroftë liria, bashkimi, paqja dhe vëllazëria!
Rroftë flamuri ynë kuqezi!

Lavdi dëshmorëve! Rroftë kombi shqiptar!

Bora Zukali
Ambasador i Kombit

İlgili Haberler

KUZEY MAKEDONYA CUMHURİYETİ İSTANBUL BAŞKONSOLOSU İDRİS FAZLIOSKİ’YE ZİYARET

VIZITË KONSULLIT TË PËRGJITHSHËM TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT NË STAMBOLL, IDRIS FAZLIOSKI

Daha fazla oku

ARNAVUTLUK CUMHURİYETİ İSTANBUL BAŞKONSOLOSU ARMAND SHANDRO’YA ZİYARET

VIZITË TE KONSULLI I PËRGJITHSHËM I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË STAMBOLL, ARMAND SHANDRO

Daha fazla oku