
Kosova Hükümet Binası, Srebrenitsa Soykırımı Kurbanlarının Anısına Işıklandırıldı
PRİŞTİNE — Srebrenitsa soykırımının yıl dönümünde, Kosova Başbakanlık (Hükümet) binası anlamlı bir görsel projeksiyonla aydınlatıldı. Binanın dış cephesine, soykırımın ve masumiyetin sembolü olan “Srebrenitsa Çiçeği” ile İngilizce “Remembering Srebrenica” (Srebrenitsa’yı Hatırlamak) ifadesi yansıtıldı.
Kosova Hükümeti tarafından yapılan resmi açıklamada, 1995 yılında Sırp güçleri tarafından gerçekleştirilen vahşet ve soykırım sert bir dille kınandı. Boşnak halkının dinmeyen acısının derinden paylaşıldığı belirtilen açıklamada, insanlık tarihine kara bir leke olarak geçen bu trajedinin asla unutulmaması gerektiği vurgulandı.
Hükümet, adaletin yerini bulması ve bölgede kalıcı barışın sağlanması adına Kosova devletinin ve halkının her zaman adalet arayan kurban yakınlarının yanında durmaya devam edeceğini ifade etti.

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet në kujtim të viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës
PRISHTINË — Në përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me një projeksion domethënës. Në fasadën e ndërtesës është shfaqur “Lulja e Srebrenicës”, e cila simbolizon pafajësinë dhe kujtimin e viktimave, së bashku me mbishkrimin në gjuhën angleze “Remembering Srebrenica” (Duke Kujtuar Srebrenicën).
Në deklaratën zyrtare të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, është dënuar ashpër brutaliteti dhe gjenocidi i kryer nga forcat serbe në vitin 1995, si dhe është ndarë dhimbja e thellë me popullin mik boshnjak. Në deklaratë u theksua se kjo tragjedi, e cila ka mbetur si një njollë e zezë në historinë e njerëzimit, nuk duhet të harrohet kurrë.
Qeveria potencoi se për vënien e drejtësisë në vend dhe për sigurimin e një paqeje të qëndrueshme në rajon, shteti dhe populli i Kosovës do të qëndrojnë gjithmonë pranë familjarëve të viktimave në kërkimin e tyre për drejtësi.
arnavuthaber













































