Kuzey Makedonya’da Arnavutça Dil Kullanımının Kısıtlanması

📜 Resmi Açıklama
Arnavut Haber • Lajme Shqiptare – Türkiye

Türkiye’deki Arnavut medyası adına, Kuzey Makedonya Cumhuriyeti’ndeki son gelişmelerden, özellikle eğitim sisteminde ve kamu kurumlarında Arnavutça konuşma hakkının kısıtlanması ve yetersiz uygulanmasından duyduğu derin endişeyi dile getirmektedir.

Türkiye’deki Arnavut topluluğunun sesini temsil eden ve yansıtan bir medya platformu olarak, anadilinde eğitim ve değerlendirme hakkının anayasal ilkeler ve uluslararası insan hakları standartları tarafından korunan temel bir hak olduğunu vurguluyoruz. Bu hakkın herhangi bir şekilde kısıtlanması veya ihlal edilmesi, eşitlik ve hukukun üstünlüğü ilkelerinin ihlali anlamına gelir.

Son gelişmeler, özellikle mesleki ve hukuki sınav süreçleriyle ilgili olanlar, yürürlükteki mevzuatın uygulanmasında ciddi eksiklikleri ortaya koymakta, Arnavut öğrencileri için doğrudan ve haksız sonuçlar doğurmakta ve akademik ve mesleki geleceklerini olumsuz etkilemektedir.

Bu bağlamda:

  • Eşitlik ve adalete yönelik demokratik hakkın bir tezahürü olarak Arnavut öğrencilerin barışçıl ve meşru tepkilerine desteğimizi ifade ediyoruz;
  • Tüm Arnavut medyasını, kuruluşlarını ve sosyal aktörlerini bu konuda adil bilgilendirme ve kamuoyu bilinçlendirmesine katkıda bulunmaya çağırıyoruz;
  • Uluslararası kurumlardan ve ilgili kuruluşlardan bu durumu izleme ve ele alma konusunda daha belirgin bir taahhüt talep ediyoruz;
  • Arnavutluk Cumhuriyeti ve Kosova Cumhuriyeti kurumlarını, Kuzey Makedonya Cumhuriyeti’ndeki Arnavutların meşru haklarını korumak için diplomatik çabalarını yoğunlaştırmaya davet ediyoruz.

Arnavut Haber • Lajme Shqiptare dil ve eğitim haklarına saygının demokratik işleyişin ve Avrupa ve Euro-Atlantik değerlerine bağlılığın temel bir göstergesi olduğunu düşünmektedir.

Sonuç olarak, şunları vurguluyoruz:

Hukuk önünde ve uygulamada eşitlik, müzakere edilemez bir standarttır.

Arnavut Haber • Lajme Shqiptare
Türkiye

💠 Deklaratë Zyrtare
Arnavut Haber • Lajme Shqiptare – Turqi

Në emër të mediave shqiptare në Turqi, Arnavut Haber • Lajme Shqiptare shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me zhvillimet e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në raport me kufizimet dhe zbatimin e pamjaftueshëm të të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në sistemin arsimor dhe në institucionet publike.

Si platformë mediatike që përfaqëson dhe pasqyron zërin e komunitetit shqiptar në Turqi, theksojmë se e drejta për arsimim dhe vlerësim në gjuhën amtare është një e drejtë themelore, e mbrojtur nga parimet kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Çdo kufizim apo cenim i kësaj të drejte përbën shkelje të parimeve të barazisë dhe të shtetit të së drejtës.

Zhvillimet e fundit, në veçanti ato që lidhen me proceset e provimeve profesionale dhe juridike, evidentojnë mangësi serioze në zbatimin e legjislacionit në fuqi, duke krijuar pasoja të drejtpërdrejta dhe të padrejta për studentët shqiptarë dhe duke ndikuar në mënyrë negative në të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.

Në këtë kontekst:

  • Shprehim mbështetjen tonë për reagimet paqësore dhe legjitime të studentëve shqiptarë, si një manifestim i të drejtës demokratike për barazi dhe drejtësi;
  • U bëjmë thirrje të gjitha mediave, organizatave dhe faktorëve shoqërorë shqiptarë që të kontribuojnë në informimin e drejtë dhe ndërgjegjësimin publik mbi këtë çështje;
  • Kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare dhe organizatat përkatëse një angazhim më të theksuar në monitorimin dhe adresimin e kësaj situate;
  • Ftojmë institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës që të intensifikojnë përpjekjet diplomatike në mbrojtje të të drejtave legjitime të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Arnavut Haber • Lajme Shqiptare vlerëson se respektimi i të drejtave gjuhësore dhe arsimore është një tregues themelor i funksionimit demokratik dhe i përkushtimit ndaj vlerave evropiane dhe euroatlantike.

Në përfundim, theksojmë:

Barazia para ligjit dhe në praktikë është një standard i panegociueshëm.

Arnavut Haber • Lajme Shqiptare
Turqi

arnavuthaber

Admin

www.arnavuthaber.com Türkiye Arnavutlarına Yönelik Bağımsız İmece İnternet Yayınıdır

İlgili Haberler

KUZEY MAKEDONYA’DA DARBE GİRİŞİMİNİN 9. YILI

Demokrasiye saldırıdan, sandık üzerinden güç konsolidasyonuna…

Devamını Oku

Üsküp’te Anlamlı Tanıtım: Rijad Bejtulla’dan Organize Suça Akademik Bakış

Promovim Domethënës në Shkup: Rijad Bejtulla sjell një qasje akademike ndaj krimit të organizuar

Devamını Oku