
KAMUOYUNA VE KOSOVA HÜKÜMETİNE ÇAĞRI
Türkiye’deki Milyonlarca Arnavut Sahipsiz Bırakılamaz: Vizyonsuz ve Pasif Bir Büyükelçi İstemiyoruz!
Kosova’nın nüfusu yaklaşık 2 milyon iken, Türkiye’de bu rakamın çok daha üzerinde Kosova kökenli insanımız yaşamaktadır. İş dünyasından sanata, bürokrasiden akademiye kadar her alanda muazzam başarılara imza atan bu devasa diaspora; ne yazık ki temsil gücünden ve diplomatik destekten tamamen yoksun bırakılmıştır.
Kosova’nın Ankara Büyükelçisi Agon Vrenezi; Türkiye’deki Kosova Arnavutlarından, toplumsal dinamiklerden ve sivil toplumdan tamamen kopuk bir yönetim sergilemektedir.
Yetersizliğin ve Liyakatsizliğin Somut Göstergeleri
- Diasporadan Kopuk Yönetim: Büyükelçi Vrenezi, Türkiye’deki diasporayı ziyaret etmekten, bağları güçlendirmekten ve insanımıza yön vermekten acizdir. Arnavut, Goran veya Türk kökenli ayırt etmeksizin; Kosova ile gönül bağı olan hiçbir kesimi kucaklayamamaktadır.
- Proaktif Diplomasiden Uzak: Milyonluk bir gücü Kosova’nın geleceği ve diplomasisi için organize edemeyen bu pasif anlayış, Türkiye’deki potansiyeli heba etmektedir.
- Fotoğrafa Yansıyan Acı Tablo: Başbakan ve Cumhurbaşkanı Vekili gözetiminde Kosova’da düzenlenen Büyükelçiler Konferansı’ndaki aile fotoğrafı, mevcut vizyonsuzluğu tescillemiştir. Belki 1.000, belki 2.000 Arnavut’un bile yaşamadığı ülkelerin elçileri en ön sırada temsil edilirken; en büyük diasporaya ev sahipliği yapan Türkiye’nin Elçisi en arka sıralara itilmiştir.
- Basın Özgürlüğünü Hazmedemeyen Anlayış: Halkın ve diasporanın sesi olan Arnavut Haber’in yaptığı objektif eleştirileri ve haberleri idrak edemeyen Büyükelçi, basın hürriyetini çiğneyerek hakkımızda savcılığa suç duyurusunda bulunmuştur. Ancak Türkiye Cumhuriyeti Adaleti, bu asılsız iddialara karşı takipsizlik kararı vererek haklılığımızı ve ifade özgürlüğünü tescillemiştir.
Sayın Albin Kurti ve Kosova Hükümetine Çağrı
Türkiye’deki Kosova diasporası ve basını olarak bir kez daha açıkça sesleniyoruz:
Türkiye’deki 5 milyonluk devasa nüfusu temsil edemeyen, halkla iç içe olamayan, vizyonsuz ve yetersiz bir büyükelçiyi kabul etmiyoruz.
Albin Kurti hükümetinden beklentimiz nettir: Türkiye’ye, toplumu kucaklayacak, diasporayı organize edip güçlendirecek, dinamik ve liyakat sahibi yeni bir büyükelçinin acilen atanmasıdır.

THIRRJE PËR OPINIONIN PUBLIK DHE QEVERINË E KOSOVËS
Miliona shqiptarë në Turqi nuk mund të lihen pa përfaqësim: Nuk duam një ambasador pa vizion dhe pasiv!
Ndërsa Kosova ka një popullsi prej rreth 2 milionë banorësh, në Turqi jetojnë shumë më tepër njerëz me origjinë nga Kosova. Kjo diasporë e madhe, e cila ka arritur suksese të jashtëzakonshme në çdo fushë, nga biznesi dhe arti te burokracia dhe akademia, fatkeqësisht është lënë tërësisht pa fuqi përfaqësuese dhe pa mbështetje të mjaftueshme diplomatike.
Ambasadori i Kosovës në Ankara, Agon Vrenezi, po zhvillon një qasje që është tërësisht e shkëputur nga shqiptarët e Kosovës në Turqi, nga dinamikat shoqërore dhe nga shoqëria civile.
Tregues konkretë të paaftësisë dhe mungesës së meritokracisë
• Administrim i shkëputur nga diaspora: Ambasadori Vrenezi është i paaftë të vizitojë diasporën në Turqi, të forcojë lidhjet me të dhe të japë drejtim e mbështetje për komunitetin tonë. Pa bërë dallim mes shqiptarëve, goranëve apo personave me origjinë turke, ai nuk arrin të përfshijë asnjë nga grupet që kanë lidhje shpirtërore me Kosovën.
• Larg diplomacisë proaktive: Kjo qasje pasive, e cila nuk arrin të organizojë një forcë prej miliona njerëzish për të ardhmen dhe diplomacinë e Kosovës, po e shpërdoron potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston në Turqi.
• Tabloja e dhimbshme e reflektuar në fotografi: Fotografia familjare e Konferencës së Ambasadorëve të zhvilluar në Kosovë, nën mbikëqyrjen e Kryeministrit dhe Presidentit në detyrë, ka evidentuar edhe një herë mungesën e vizionit. Ndërsa ambasadorët e vendeve ku ndoshta nuk jetojnë as 1.000 apo 2.000 shqiptarë përfaqësohen në rreshtat e parë, ambasadori i Kosovës në Turqi, vendi që strehon diasporën më të madhe, është pozicionuar në rreshtat e fundit.
• Një qasje që nuk e toleron lirinë e shtypit: Ambasadori, i cili nuk ka qenë në gjendje të kuptojë kritikat dhe raportimet objektive të Arnavut Haber, zëri i popullit dhe diasporës, ka bërë kallëzim penal ndaj nesh, duke cenuar lirinë e shtypit. Megjithatë, drejtësia e Republikës së Turqisë, përballë këtyre pretendimeve të pabazuara, ka vendosur mosfillimin e procedimit, duke konfirmuar të drejtën tonë dhe lirinë e shprehjes.

Thirrje z. Albin Kurti dhe Qeverisë së Kosovës
Si diaspora e Kosovës dhe si media në Turqi, edhe një herë po e ngremë zërin qartë:
Ne nuk pranojmë një ambasador pa vizion dhe të paaftë, i cili nuk është në gjendje të përfaqësojë popullsinë e stërmadhe prej rreth 5 milionë njerëzish në Turqi dhe nuk është në gjendje të jetë pranë popullit.
Pritshmëria jonë nga qeveria e Albin Kurtit është e qartë:
Në Turqi duhet të emërohet urgjentisht një ambasador i ri, dinamik dhe me meritë, i cili do të përqafojë të gjithë komunitetin, do të organizojë dhe fuqizojë diasporën dhe do të ndërtojë ura të forta ndërmjet Kosovës dhe miliona njerëzve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Turqi.
arnavuthaber
























































Comments are closed.