
Kargaşa Değil Üretim, Tekelcilik Değil Ortak Akıl: Arnavutluk’un Geleceği
Seçim sandığı varken, AB gözetimindeki seçimler ortadayken, muhalefet çözüm üretmek yerine sokakları savaş alanına çevirip polise havai fişekle saldırmak hangi demokraside var? Yakıp yıkarak, ülkenin sınırlı kaynaklarını ve ortak kazanımlarını ateşe vererek hükümetleri mecburen daha sert tedbirlere yöneltmekten başka ne yapılabilir ki?
Elbette bu denklemin tek bir tarafı suçlu değil; sorun çok katmanlı ve sistemiktir. Başbakan Edi Rama’nın da tek başına yönetme arzusu, uzlaşmadan uzak ve keyfi karar alma mekanizmaları ülkedeki gerilimi tırmandıran önemli bir unsurdur. Öte yandan, Arnavutluk’un komünizmden çıkışından bu yana oluşan sermayenin büyük bir kısmı ne yazık ki kara para ve yolsuzluk temelleri üzerine kurulmuştur.
Hangi siyasi partide olursa olsun, bu yolsuzluk düzeninden beslenen çevreler siyasetin düz ve adil bir zeminde ilerlemesini engellemektedir. Küçük, sermayesi kısıtlı ve sürekli insan gücü (beyin göçü) kaybeden bir ülkede siyaseti dürüst bir zeminde tutmak ve ekonomik kalkınmayı sağlamak zaten son derece zordur; ancak bu zorluk, iktidarın tekçi hatalarını veya muhalefetin yıkıcı sokak eylemlerini meşrulaştırmaz.
Bugün ülkende para birimin de, faizlerin de stabil; enflasyonsuz bir hayat sunuluyor. Avrupa ile serbest ticaret anlaşman var, dış dünyaya kapın açık. Hükümet yabancı yatırımcıya bile her türlü kolaylığı sağlarken, sen neden bir üretime girişmiyorsun? Gidip İtalya’da 2.000 euro, Almanya’da 3.000 euro kazanayım diye oraya kapak atma peşindesin. Kendi ülkende toprağını ek, biç, hayvancılık yap, küçük bir üretim tesisi kur ya da bir araya gelip üret! Ama yok; Mercedes’lerle lüks arabalarla gezmeyi, markalı yaşamayı, caka satmayı seviyorsun. Fakat bunları sana kazandıracak olan alın terini, üretimi ortaya koymaktan kaçınıyorsun.
Avrupa’ya giden bir kesim sadece gelip kendine lüks ev yapıyor; kalanlar ise vergi vermemek için direnip devlete yük oluyor. E, bu hükümet hangi birine yetişsin? Bir taraftan Enver Hoca döneminden beri el değmemiş yerlere yollar, altyapı, okul, hastane, su, elektrik, kanalizasyon ve havalimanları götürmeye çalışıyor; diğer taraftan ülkenin küçük bütçesiyle dış tehditlere karşı ordusunu güçlendiriyor. Küçük bir ülkenin kısıtlı vergi gelirleriyle bu kadar büyük hizmeti yapmak kolay mı?
Vergi vermemek için direnmek, kendi toprağında üretmek yerine kaçmayı seçmek, sonra da “Avrupa kalitesinde eğitim ve refah” beklemek büyük bir çelişkidir. Önce çalışıp o katma değeri üreteceksin!
Arnavutluk’un son 120 yılı zaten hep yıkımlarla geçti. Bu anarşi ve kaos ortamı, etrafta bekleyen Yunan ve Sırp gibi dış tehditlere karşı bu milleti tamamen savunmasız bırakıyor. Kendi vatanını harabeye çeviren zihniyet, bu ülkeye en büyük kötülüğü yapıyor.
Çözüm; iktidarın hatalarını, muhalefetin ve göstericilerin şiddete dayalı yöntemlerini bir kenara bırakarak ortak akılda buluşmaktır. Unutulmamalıdır ki Arnavutluk’ta meydana gelebilecek olumsuz olaylar ve iç kargaşa sadece bu ülkeyi değil; Kosova’da, Makedonya’da ve çevre bölgelerde yaşayan tüm Arnavut kardeşlerimizi zor durumda bırakacaktır. Dış müdahalelere kapı aralamadan, rasyonel bir akılla; adalet, doğruluk ve Arnavut milletinin ortak çıkarları etrafında birleşmek zorundayız. Çözüm sokak değil; üretim, emek, ortak akıl ve sandıktır. Seçimde değiştirmek varken yakıp yıkanlar, bu ülkeye en büyük ihaneti ediyor.
Son sözüm Arnavutluk dışından ülkedeki ateşe körük olanlara. İran, Rusya ajanlarını ve sempatizanlarını anlıyorum. Onların amacı belli. Peki; Vlora Projesi Trump’un damadı ve Katar ortaklığı ile yapılacak diye İsrail işbirliği yaftası atanlar, siz önce Trump’un ve Katar’ın en büyük müttefiki olanlara laf edin de, omurgalı olup olmadığınızı görelim.
Hasip Gültaş
Jo Kaos por Prodhim, Jo Monopol por Mendje e Përbashkët: E Ardhmja e Shqipërisë
Kur ekziston kutia e votimit dhe zgjedhjet nën mbikëqyrjen e BE-së janë aty, në vend që opozita të prodhojë zgjidhje, t’i kthejë rrugët në fushëbetejë dhe të sulmojë policinë me fishekzjarrë, në cilën demokraci ndodh kjo? Çfarë mund të bëhet tjetër, përveçse, duke djegur e shkatërruar dhe duke vënë në zjarr burimet e kufizuara të vendit dhe arritjet e përbashkëta, t’i detyrosh qeveritë të marrin masa edhe më të ashpra?
Sigurisht, nuk është vetëm njëra palë fajtore në këtë ekuacion; problemi është i shtresëzuar dhe sistemik. Edhe dëshira e Kryeministrit Edi Rama për të qeverisur i vetëm, vendimmarrja e tij arbitrare dhe larg frymës së konsensusit janë elementë të rëndësishëm që e tensionojnë situatën në vend. Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e kapitalit të krijuar në Shqipëri që nga rënia e komunizmit, fatkeqësisht është ndërtuar mbi baza të parave të pista dhe korrupsionit. Pavarësisht se në cilën parti politike ndodhen, qarqe që ushqehen nga ky sistem korruptiv pengojnë që politika të ecë në një shinë të drejtë dhe të ndershme. Në një vend të vogël, me kapital të kufizuar dhe që humbet vazhdimisht fuqi punëtore (ikja e trurit), është vërtet e vështirë të mbash politikën në një terren të drejtë dhe të sigurosh zhvillim ekonomik; megjithatë, kështuqë kjo vështirësi nuk i arsyeton dot as gabimet tek Jeta e qeverisë dhe as veprimet shkatërruese të opozitës.
Sot, vendi yt ka një monedhë dhe norma interesi të qëndrueshme, ndërsa të ofrohet një jetë pa inflacion. Ke marrëveshje të tregtisë së lirë me Evropën dhe e ke derën të hapur ndaj botës së jashtme. Ndërsa qeveria u ofron investitorëve të huaj çdo lloj lehtësie, pse nuk ndërmerr ti ndonjë veprim për të prodhuar? Ti je i dhënë pas idesë për të ikur e për t’u sistemuar atje, me qëllim që të fitosh 2.000 euro në Itali apo 3.000 euro në Gjermani. Puno tokën tënde në vendin tënd, mbille e korre, merru me blegtori, ngri një punishte të vogël prodhimi ose bashkohuni dhe prodhoni së bashku! Por jo; ti ke qejf të shëtisësh me Mercedes dhe makina luksoze, të jetosh me marka të shtrenjta dhe të mburresh para të tjerëve. Megjithatë, i shmangesh punës së ndershme dhe prodhimit që do të të siguronin të ardhurat për t’i përballuar këto gjëra.
Një pjesë e atyre që shkojnë në Evropë, kur kthehen, ndërtojnë vetëm shtëpi luksoze për veten e tyre; ndërsa të tjerët i bëjnë rezistencë pagimit të taksave, duke u bërë barrë për shtetin. E, si t’ia dalë kjo qeveri me të gjithë? Nga njëra anë, ajo përpiqet të çojë rrugë, infrastrukturë, shkolla, spitale, ujë, energji elektrike, kanalizime dhe aeroporte në vende ku nuk është vënë dorë që nga koha e Enver Hoxhës; nga ana tjetër, me buxhetin e vogël të vendit, përpiqet të forcojë ushtrinë kundër kërcënimeve të jashtme. A është e lehtë të ofrosh shërbime kaq të mëdha me të ardhurat e kufizuara tatimore të një vendi të vogël?
Të bësh rezistencë për të mos paguar taksat, të zgjedhësh arratisjen në vend që të prodhosh në tokën tnde dhe më pas të presësh «arsim dhe mirëqenie të cilësisë evropiane» është një kontradiktë e madhe. Së pari, duhet të punosh dhe të prodhosh atë vlerë të shtuar! 120 vitet e fundit të Shqipërisë kanë kaluar kryesisht mes shkatërrimeve. Kjo atmosferë anarkie dhe kaosi e lë këtë popull plotësisht të pambrojtur përballë kërcënimeve të jashtme, si ato greke dhe serbe, që presin përreth. Mendësia që e kthen atdheun e vet në gërmadhë po i bën vendit këtë të keqe të madhe.
Zgjidhja; duke i lënë mënjanë gabimet e qeverisë dhe metodat e dhunshme të opozitës e të protestuesve, është të bashkohemi rreth një mendjeje të shëndoshë të përbashkët. Nuk duhet harruar kurrë se ngjarjet negative dhe trazirat e brendshme që mund të ndodhin në Shqipëri do t’i vendosin në vështirësi jo vetëm këtë vend, por edhe të gjithë vëllezërit tanë shqiptarë që jetojnë në Kosovë, Maqedoni dhe në rajonet përreth. Pa i hapur rrugë ndërhyrjeve të jashtme, me një mendje racionale; ne jemi të detyruar të bashkohemi rreth drejtësisë, së vërtetës dhe interesave të përbashkëta të kombit shqiptar. Zgjidhja nuk është rruga, por prodhimi, puna, arsyeja e shëndoshë dhe kutia e votimit. Ata që mund ta ndryshojnë qeverinë përmes zgjedhjeve, por zgjedhin të djegin e të shkatërrojnë, po kryejnë tradhtinë më të madhe ndaj këtij vendi.
Fjala ime e fundit është për ata jashtë Shqipërisë që i hedhin benzinë zjarrit në vend. I kuptoj agjentët dhe simpatizantët e Iranit e Rusisë. Qëllimi i tyre është i qartë. Po ju të tjerët, që i vendosni etiketën e «bashkëpunimit me Izraelin» vetëm sepse Projekti i Vlorës do të realizohet me ortakëri të dhëndrit të Trumpit dhe Katarit; ju së pari kritikoni ata që janë aleatët më të mëdhenj të Trumpit dhe Katarit, pastaj të shohim nëse keni shtyllë kurrizore dhe parime.
Hasip Gültaş




















![ARNAVUTÇA VAR AMA NEDEN HER OKULDA YOK? [BÖLÜM 3]](https://www.arnavuthaber.com/wp-content/uploads/2026/09/file_000000008dec81f4895eee88a1595707.png)

![TÜRKİYE’DE ARNAVUTÇA YASAK MI? [Bölüm 1]](https://www.arnavuthaber.com/wp-content/uploads/2026/09/file_000000000ab0820a81b451987a6169e8.png)




















































