
KOSOVA’NIN YENİ İSTANBUL BAŞKONSOLOSU DREN ZEKA, ARNAVUTLUK İSTANBUL BAŞKONSOLOSU ARMAND SHANDRO’YU ZİYARET ETTİ
İstanbul’a yeni atanan Kosova Cumhuriyeti İstanbul Başkonsolosu Dren Zeka, ilk ziyaretini Arnavutluk Cumhuriyeti İstanbul Başkonsolosluğuna yaptı. Başkonsolos Dren Zeka Arnavutluk İstanbul Başkonsolosu Armand Shandro ile bir görüşme gerçekleştirdi.
Görüşmede, Kosova ve Arnavutluk arasındaki güçlü kardeşlik ilişkileri doğrultusunda iki başkonsolosluk arasındaki iş birliğinin daha da geliştirilmesi konusunda karşılıklı hazır olunduğu ifade edildi.
Görüşmede ayrıca vatandaşlara daha kaliteli konsolosluk hizmetleri sunulması ve ortak ilgi alanlarına giren faaliyetlerde koordinasyonun güçlendirilmesi ele alındı.

Kosova Başkonsolosu Dren Zeka, sıcak misafirperverliği ve göreve başlaması vesilesiyle iletilen iyi dilekleri dolayısıyla Arnavutluk Başkonsolosu Armand Shandro’ya teşekkür etti.
Arnavut Haber olarak, Kosova Cumhuriyeti’nin İstanbul Başkonsolosluğu görevine başlayan Sayın Dren Zeka’ya İstanbul’a hoş geldiniz diyor; yeni görevinde başarılar diliyoruz. Kosova ve Arnavutluk’un diplomatik misyonlarının Türkiye’de yaşayan Arnavut toplumu ile ilişkilerinin güçlendirilmesine, ortak çalışmaların geliştirilmesine ve toplumumuza yönelik hizmetlerin daha da ileri taşınmasına katkı sağlayacak çalışmalarında başarılar temenni ediyoruz.

KONSULLI I RI I PËRGJITHSHËM I KOSOVËS NË STAMBOLL, DREN ZEKA, VIZITOI KONSULLIN E PËRGJITHSHËM TË SHQIPËRISË, ARMAND SHANDRO
Konsulli i ri i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Stamboll, Dren Zeka, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Stamboll. Gjatë vizitës, Konsulli i Përgjithshëm Dren Zeka u takua me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Stamboll, Armand Shandro.
Gjatë takimit u theksua gatishmëria e ndërsjellë për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy konsullatave, në frymën e marrëdhënieve të forta vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Po ashtu, u diskutua për ofrimin e shërbimeve konsullore sa më cilësore për qytetarët, si dhe për forcimin e koordinimit në aktivitetet me interes të përbashkët.
Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, Dren Zeka, falënderoi Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Armand Shandro, për mikpritjen e ngrohtë dhe urimet e mira të përcjella me rastin e fillimit të mandatit të tij.
Si Arnavut Haber, i urojmë mirëseardhje në Stamboll z. Dren Zeka, i cili ka nisur detyrën si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Stamboll, dhe i dëshirojmë suksese në misionin e tij të ri. Shpresojmë që misionet diplomatike të Kosovës dhe Shqipërisë në Turqi do të kontribuojnë në forcimin e lidhjeve me komunitetin shqiptar që jeton në Turqi, në zhvillimin e bashkëpunimit të përbashkët dhe në avancimin e mëtejshëm të shërbimeve për bashkëkombësit tanë.
Arnavut Haber













































