
Puka’da Müslümanlar ve Katolikler, Kabash Camii’nde 59 yıl sonra yeniden namaz kıldı.
Komünist rejim tarafından ibadethanelerin yıkılmasının ardından geçen 59 yıl sonra, Müslüman inananlar Kurban Bayramı namazını kılmak için Puka’nın Kabash köyündeki caminin kalıntılarına yeniden döndü.
Gazeteci Armir Mehaj tarafından paylaşılan videoda, inananların bu tarihi mekânda bir araya geldiği görülüyor. Böylece Bayram namazı, bölgenin geleneklerine ve manevi hafızasına dönüşü simgeleyen anlamlı bir ana dönüştü.
Namaz sırasında bazı vatandaşların geleneksel Arnavut kıyafetleri giydiği görülürken, törene Arnavutluk bayrağı da eşlik etti. Bu durum, organizasyona güçlü bir kültürel ve kimliksel anlam kattı.
Puka Müftüsü Gëzim Kopani, barış ve bereket için dua ederken, bu tür organizasyonların yıllar içinde bölgeden ayrılan insanların geri dönüşünü teşvik ettiğini ve terk edilmiş bölgelere yeniden hayat verdiğini vurguladı.
Kurban Bayramı kutlamalarına bölgedeki Katolik vatandaşlar da katılarak kardeşlik, hoşgörü ve dinler arası birlikte yaşam mesajları verdi.
Puka, Müslümanlar ve Katolikler arasındaki dini birlikte yaşamın sadece kuzeyde değil, tüm ülkede özel bir örneği olmaya devam ediyor; toplumsal uyum ve karşılıklı saygının modeli olarak öne çıkıyor.
Kabash/Puka’da Kurban Bayramı böylece tarih, inanç, kültür ve birlikte yaşamın iç içe geçtiği, toplum için güçlü mesajlar taşıyan özel ve sembolik bir ana dönüştü.
Në Pukë, myslimanët dhe katolikët falën namazin së bashku në Xhaminë e Kabashit pas 59 vitesh.
Pas 59 vitesh nga shkatërrimi i objekteve fetare gjatë regjimit komunist, besimtarët myslimanë u rikthyen në rrënojat e xhamisë në fshatin Kabash të Pukës për të falur Namazin e Kurban Bajramit.
Në videon e shpërndarë nga gazetari Armir Mehaj, shihen besimtarët të mbledhur në këtë vend historik. Kështu, falja e Bajramit u shndërrua në një moment domethënës që simbolizoi rikthimin te traditat dhe kujtesa shpirtërore e zonës.
Gjatë faljes, disa qytetarë u panë të veshur me veshje tradicionale shqiptare, ndërsa ceremoninë e shoqëroi edhe flamuri shqiptar. Kjo i dha organizimit një kuptim të fortë kulturor dhe identitar.
Myftiu i Pukës, Gëzim Kopani, u lut për paqe dhe begati, duke theksuar se organizime të tilla nxisin rikthimin e njerëzve që janë larguar ndër vite nga zona dhe i japin jetë të re vendeve të braktisura.
Festimeve të Kurban Bajramit iu bashkuan edhe qytetarë katolikë të zonës, duke përcjellë mesazhe vëllazërie, tolerance dhe bashkëjetese ndërfetare.
Puka vazhdon të mbetet një shembull i veçantë i bashkëjetesës fetare mes myslimanëve dhe katolikëve, jo vetëm në veri por në mbarë vendin, duke u dalluar si model i harmonisë shoqërore dhe respektit të ndërsjellë.
Kurban Bajrami në Kabash të Pukës u shndërrua kështu në një moment të veçantë dhe simbolik, ku historia, besimi, kultura dhe bashkëjetesa u ndërthurën duke përcjellë mesazhe të fuqishme për komunitetin.












































