
🔴 KOSOVA’DA FERİZAJ İÇİN TARİHİ İSİM KAMPANYASI: “UROŠEVAC OLMADAN FERİZAJ”
Kosova’nın Ferizaj şehrinde, şehrin resmi belgelerde ve kurum yazışmalarında yalnızca “Ferizaj” adıyla kullanılması talebiyle imza kampanyası başlatıldı.
“Për një Ferizaj pa Urosevac” (Uroševac’sız bir Ferizaj için) sloganıyla yürütülen kampanya kapsamında toplanan imzaların Kosova Meclisi’ne sunulması planlanıyor.
Girişimin destekçileri, “Uroševac” adının geçmişte Sırp yönetimi döneminde şehre verildiğini ve tarihi adın Ferizaj olduğunu savunuyor. Kampanya, belediye yönetimi, siyasi temsilciler ve vatandaşlardan destek görüyor.
Ferizaj Belediye Başkanı Agim Aliu da kampanyaya ilk imza atan isimlerden biri olurken, bu girişimi “tarihi adaletin sağlanması” olarak değerlendirdi.
Kosova’da yerleşim yerlerinin isimleri uzun yıllardır kimlik, tarih ve dil tartışmalarının önemli başlıklarından biri olurken, Ferizaj’daki bu girişim ülke genelinde de yeni bir tartışma başlattı.
🔴 FUSHATË HISTORIKE NË KOSOVË PËR EMRIN E FERIZAJT: “FERIZAJ PA UROSHEVAC”
Në qytetin e Ferizajt në Kosovë është nisur një fushatë për mbledhjen e nënshkrimeve, me kërkesën që në dokumentet zyrtare dhe në korrespondencën institucionale të përdoret vetëm emri “Ferizaj”.
Nën sloganin “Për një Ferizaj pa Uroševac”, organizatorët synojnë që nënshkrimet e mbledhura t’ia dorëzojnë Kuvendit të Kosovës.
Mbështetësit e kësaj nisme argumentojnë se emri “Uroševac” iu vendos qytetit gjatë periudhës së administrimit serb, ndërsa emri historik dhe autentik është Ferizaj. Fushata po gjen mbështetje nga pushteti lokal, përfaqësues politikë dhe qytetarë.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ishte ndër të parët që e nënshkroi peticionin, duke e cilësuar këtë nismë si “vendosje të drejtësisë historike”.
Në Kosovë, emërtimi i vendbanimeve ka qenë prej vitesh një nga temat më të rëndësishme të debatit mbi identitetin, historinë dhe gjuhën. Nisma e nisur në Ferizaj ka hapur tashmë një debat të ri në mbarë vendin.
Arnavut Haber | Lajme Shqiptare • Turqi













































