
Jani Vreto, Arnavut Ulusal Uyanış (Rilindja Kombëtare) döneminin en önemli aydınlarından, vatanseverlerinden ve düşünürlerinden biridir.
Onun hayatı, Arnavut kimliğinin ve dilinin korunması yolunda verilmiş büyük bir mücadeledir.
İ
Gençlik Yılları ve Eğitimi
Jani Vreto, 14 Ocak 1822 tarihinde Leskovik yakınlarındaki Postenan köyünde doğdu. Eğitimine Konitsa’daki bir Rum okulunda başladı, ardından 1843-1847 yılları arasında Yanya’nın meşhur “Zosimea” lisesinde eğitim görerek derin bir entelektüel birikim kazandı.
İstanbul Yılları ve Ulusal Mücadele
1854 yılında, babasının ticaretle uğraştığı İstanbul’a taşındı. Burada bir tütün şirketinde sekreter olarak çalışırken, Arnavut hareketinin dev isimleriyle (Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Pashko Vasa ve Ferid Paşa Vlora) tanıştı ve onlarla yakın bir çalışma içine girdi. Aynı zamanda Mısır ve İtalya’daki Arnavut aydınlarla (De Rada, Thimi Mitko vb.) mektuplaşarak diasporadaki Arnavutları bir çatı altında toplamaya çalıştı.
Siyasi ve Kültürel Faaliyetleri
Vreto’nun mücadelesi hem diplomatik hem de kültürel alanda sürdü:
- Savunma (Apologia): 1878’de Rum basınında Arnavutlara karşı çıkan asılsız iddialara yanıt olarak Yunanca yazdığı “Apologia” eserini yayımladı. Bu eserde Arnavutların kökenini, dilini ve haklarını bilimsel ve tarihi bir dille savundu.
- Alfabe Sorunu: 1879’da Arnavut alfabesinin standartlaştırılması komisyonunda yer aldı. Arnavutça için ortak bir yazı dilinin önemine inanıyordu.
- Cemiyetleşme: 12 Ekim 1879’da kurulan “Arnavut Harflerini Basma Cemiyeti”nin (Shoqëria e të shtypuri shkronja shqip) kurucularından biri oldu. Bu cemiyet aracılığıyla Arnavutça ders kitaplarının basılmasına ve okulların açılmasına öncülük etti.
Aforoz Edilmesi ve Sürgün Hayatı
Arnavut milli bilincini uyandırma çabaları nedeniyle, Gjirokastra (Ergiri) Ortodoks Metropoliti tarafından “Arnavut meselesi yaratarak dinden saptığı” gerekçesiyle aforoz edildi. Ancak bu baskılar onu durdurmadı. Bükreş’e giderek oradaki Arnavut kolonisini örgütledi ve cemiyetin bir şubesini orada kurdu.
Son Yılları ve Mirası
İstanbul’da “Drita” (daha sonra “Dituria”) dergisinin çıkarılmasında büyük emek verdi. Hayatının sonuna kadar matbaalarda, yazı masalarında ve cemiyet toplantılarında Arnavutçanın yaşaması için çalıştı.
9 Temmuz 1900 tarihinde, 78 yaşındayken Atina’da vefat etti. Bugün Leskovik’teki lise, onun adını taşımakta ve hatırası Arnavutluk’un modern kimliğinin mimarlarından biri olarak yaşatılmaktadır.

JANI VRETO RILINDAS E PATRIOT I FLAKTË
(14 Janar 1822 – 9 Korrik 1900)
Jani Vreto lindi në fshatin Postenan, pranë Leskovikut, në Vilajetin e Janinës më 14 janar 1822.
Mësimet i ndoqi në një shkollë greke në Vurban afër Konicës, kurse nga 1843 deri 1847 ndoqi gjimnazin e mirënjohur “Zosimea” në Janinë. Ai ishte atdhetar dhe mendimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare.
Më 1854 u shpërngul në Konstantinopojë, ku i jati merrej me tregti. Atje punoi si sekretar në një shoqëri duhanesh dhe me fillimin e viteve shtatëdhjetë ishte njohur e lidhur me figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare shqiptare: Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Ferid Pashë Vlora. Gjithashtu mbante letërkëmbim me figura të shquara shqiptare në Egjipt si Thimi Mitko, Spiro Dine dhe Thimi Thoma Kreji si dhe me Dhimitër Kamardën dhe Jeronim De Radën në Itali.
Në vjeshtën e vitit 1877 u bë anëtar themelues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe punoi aktivisht për përmbushjen e qëllimeve të tij. Në maj 1878, pas daljes së një radhe artikujsh polemikë në shtypin grek, sidomos në gazetën “Neologos”, Vretoja botoi veprën “Apologia”, Konstantinopojë 1878, në greqishte, në të cilën shtjellon prejardhjen e shqiptarëve, gjuhën, trevat e banuara prej tyre e të drejtat e tyre. Në fillim të vitit 1879 u caktua anëtar i komisionit të ngritur nga Komiteti qendror për të vendosur për alfabetin përfundimtar të shqipes. Anëtarët e këtij komisioni prej kohësh kishin mendime të ndryshme e nuk pajtoheshin në këtë çështje shqetësuese të alfabetit, gjë për të cilën Vretoja ishte për alfabetin grek.
Më 12 tetor 1879 mori pjesë në themelimin e Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip, e cila do t’ia kushtonte energjitë e veta botimit të librave shqip, sidomos të teksteve shkollore, si dhe hapjes së shkollave në gjuhën shqipe. Vretoja qe autor i një statuti të shoqërisë, së cilës i ra barra të reagonte me zgjuarësi e në mënyrë diplomatike ndaj kundërshtimeve Osmane e, sidomos, ndaj qëndrimeve armiqësore greke për çështjen e zgjimit kulturor shqiptar. Pikërisht në këtë kohë ai u shkishërua nga mitropoliti ortodoks i Gjirokastrës, sepse paskësh bërë herezi “duke krijuar një çështje shqiptare”. Në verë të vitit 1881, Vretoja shkoi në Bukuresht që të zgjonte interesimin për lëvizjen kombëtare ndër shumë shqiptarë që ishin ngulur me banim aty e nëpër Rumani, dhe themeloi në Bukuresht një seksion të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip. Pas kthimit në Stamboll, Vretoja punoi me energji për botimin e organit periodik “Drita”, që më pas mori emrin “Dituria”, e cila doli në Konstantinopojë nga gushti 1884 deri në korrik 1885. Në dhjetor 1884 ai bashkëpunoi për themelimin e shoqërisë Drita të Bukureshtit dhe shërbeu si sekretar i saj duke bërë praktikisht gjithçka në shtypshkronjë.
Ndërroi jetë në korrikun e vitit 1900 në Athinë ne moshen 78 vjecare.
Gjimnazi i Leskovikut mban emrin “Jani Vreto” në shenjë respekti të veprimtarisë patriotike të tij gjatë epokës së rilindjes dhe ndërgjegjes Kombëtare.
Lavdi!
ARNAVUTHABER











































