
💚🕊️ Gjakova’daki Bektaşi Tekkesi’nin 236. Kuruluş Yıl Dönümü Törenle Anıldı
Kosova’nın Gjakova kentinde bulunan Bektaşi Tekkesi’nin kuruluşunun 236. yılı ve Sırp güçleri tarafından savaş sırasında yıkıldıktan sonra yeniden inşa edilişinin 19. yılı dolayısıyla anma töreni düzenlendi.
Törene Dünya Bektaşileri Dedebabası Hacı Dede Baba Edmond Brahimaj başkanlık ederken, Gjakova Bektaşi Tekkesi dervişleri Rrauf Radoniqi ve İlir Axhanela da programa katıldı.
Etkinlikte ayrıca Kuzey Makedonya Bektaşi Topluluğu Başkanı Dr. Arben Sulejmani, çok sayıda Bektaşi inananı, davetli ve sivil toplum temsilcisi de hazır bulundu.

Anma programında, yıllar boyunca inanca, millete ve halka hizmet eden 12 Bektaşi babası rahmet ve minnetle yad edildi. Törende Bektaşi öğretisinin temel ilkelerinden biri olan “Vatan olmadan din olmaz” anlayışına vurgu yapıldı.
Muharrem ayının son günlerine denk gelen etkinlik kapsamında, Kerbela’da şehit edilen İmam Hüseyin ve beraberindeki 72 şehidin aziz hatırasına aşure ikramı da gerçekleştirildi.
Arnavut Haber olarak Gjakova Bektaşi Tekkesi’nin kuruluş yıl dönümünü kutluyor, bu tarihi ve manevi mirasın gelecek nesillere aktarılmasını temenni ediyoruz.

💚🕊️ U Shënua 236-Vjetori i Themelimit të Teqesë Bektashiane në Gjakovë
Në Gjakovë u mbajt ceremonia përkujtimore me rastin e 236-vjetorit të themelimit të Teqesë Bektashiane dhe 19-vjetorit të rindërtimit të saj, pas shkatërrimit nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Ceremonia u drejtua nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, në praninë e dervishëve të Teqesë së Gjakovës, Rrauf Radoniqi dhe Ilir Axhanela.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryetari i Komunitetit Bektashian të Maqedonisë së Veriut, Dr. Arben Sulejmani, besimtarë, dashamirë dhe përfaqësues të jetës shoqërore.
Gjatë ceremonisë u përkujtuan 12 baballarët bektashinj, të cilët ndër breza i shërbyen me përkushtim besimit, kombit dhe popullit, duke përcjellë mesazhin e njohur të besimit bektashi: “Pa atdhe nuk ka fe.”

Në kuadër të aktivitetit, që përkoi me fundin e muajit Muharrem, u shpërnda edhe ashureja në kujtim të Imam Hysenit dhe 72 dëshmorëve të Qerbelasë, të cilët u martirizuan në mbrojtje të pastërtisë së besimit islam, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor.
Arnavut Haber • Lajme Shqiptare Turqi përgëzon këtë përvjetor të rëndësishëm dhe vlerëson ruajtjen e trashëgimisë historike, shpirtërore dhe kulturore të Teqesë Bektashiane në Gjakovë.













































