REKLAM REKLAM

Vatansever Avni Rustemi – Atdhetarit të shquar Avni Rustemi

35 defa okundu , kategorisinde, 22 Eyl 2019 - 11:48 tarihinde yayınlandı
Vatansever Avni Rustemi – Atdhetarit të shquar Avni Rustemi

Bugün önde gelen yurtseverlerden biri olan Avni Rustemi’nin doğumunun 124. yıldönümünü anıyoruz

Avni Rustemi Libohovo’da, vatansever bir ailede doğdu. Babası, Libohova’lı olan Arslan-Paşalı ailesine mensuptur. İlk eğitimini memleketinde aldı, ardından Elbasan okuluna ve ardından İtalya’daki St. Mitre Corone Kolejine devam etti ve yüksek öğrenimine Roma Üniversitesi’nde başladı. 1908’de Cerciz Topulli çetesine katılmak için eğitimini terk etti. 1910’da Shefqet Turgut Paşa’ya İşkodra’da suikast girişiminde bulundu. 1914’te Güney Arnavutluk’un Yunan kuvvetlerinin işgalinden kurtarılması için Arnavutluk kuvvetlerine katıldı.1916-1918’de Tepelena ve Vlora’da öğretmenlik yaptı. 1918’de, kendi inisiyatifiyle, Vlora gençlik vatansever toplumunu Vlora’da “Vlora’nın Çocukluğu” adı altında kurdu ve 28 Kasım 1918’de İtalyan işgalcilere karşı gösteri düzenledi. 1919 baharında St. Mitre’de ulusal hakların korunması için “Arnavut Gençlik Birliği” ni kurdu ve 13 Haziran 1920’de Paris’te Esat Paşa Toptani’yi öldürdü.
Avni Rustemi’nin Arnavutluk’a dönmesiyle birlikte siyasi faaliyeti yoğunlaşıyor. Tam da Aralık 1920’de, mevcut demokratik toplumları tek bir kuruluşta birleştirme işine başladı. 25 Nisan 1921’de Vlora’da düzenlenen kongrede, “Anavatan” federasyonu kuruldu” Avni Rustemi onursal başkanlığına seçildi. Girişimi ile birlikte profesyonel öğretmen örgütleri kuruldu. Ağustos 1922’de “Vatan” federasyonunun kapatılmasının ardından, yine Avni Rustemi’nin girişimi üzerine, 13 Ekim 1922’de, Tiran’da demokratik toplum “Birliği” kuruldu. Avni Rustemi yalnızca demokratik toplumların ana organizatörü değil, aynı zamanda en önde gelen demokratik ideologlardan biriydi. Avni Rustemi, ülkenin ortaya çıkışını bağımsız bir ulusal ekonominin gelişiminin bel kemiği olarak gördü. “Ekonomik bağımsızlık olmadan, siyasi bağımsızlık olamaz.” diye yazdı. Ayrıca, Kosova eyaleti halkı tarafından milletvekili seçildiği 1924 tarihli Anayasa Meclisinde demokratik ve devrimci fikirlerini dile getirdi. O, zamanın bürokratik düzenenin kötüye kullanılmasını, gerici yönetici sınıfları ve cehaleti cesaretle eleştirdi. Halkımızın geleneklerini ve Yugoslavya’daki kendi topraklarında yaşayan Arnavutların haklarını hararetle savundu. Ülkenin sınıf ve politik çelişkilerini o zamanın hükümetinin uyguladığı politikaların toplumu kutuplaştırması etkisiyle, 22 Nisan 1924’te Tiran’daki Yeni Çarşı yakınında suikastle öldürüldü. Milletvekili Avni Rüstemi cinayeti 10 Haziran 1924’te zafer kazanan Hareketin kıvılcımı oldu.

Avni Rustemi

Sot, përkujtojmë 124-vjetorin e lindjes së patriotit dhe atdhetarit të shquar Avni Rustemi

Avni Rustemi lindi në Libohovë, në një familje atdhetare. I ati ishte qehaja i familjes së Arsllan-Pashalinjve, oxhakut të Libohovës. Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas vazhdoi Normalen e Elbasanit dhe pastaj kolegjin e Shën Mitër Korone në Itali, kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t’u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit. Më 1910 tentoi për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane, gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Gjatë veprimtarisë së tij, më 1910, ai punoi si mësues në Libohovë, në Tragjas të Vlorës më 1913, dhe në Tepelenë e në Vlorë në vitet 1916-1918. Më 1918 me nismën e tij, u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin “Djalëria e Vlorës” dhe në krye të saj organizoi demonstratën e 28 nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi “Lidhjen e Rinisë Shqiptare”, për mbrojtjen e të drejtave kombëtare kurse më 13 qershor 1920 vrau me antetat në Paris, Esat Pashë Toptanin.
Me rikthimin e Avni Rustemit në Shqipëri, veprimtaria e tij politike vjen duke u intesifikuar. Pikërisht, më dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri, që mori emrin federata “Atdheu”. Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi. Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës “Atdheu”, në gusht 1922, përsëri me nismën e Avni Rustemit, më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike “Bashkimi”. Avni Rustemi, nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë. Daljen e vendit nga prapambetja, Avni Rustemi e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. “Pa pavarësi ekonomike, – shkruan ai, – nuk mund të ketë pavarësi politike”. Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fodullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi. Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vëndit nga njerëz të vënë prej qeverisë së asaj kohe, atij i bëhet atentat më 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri në Tiranë ku vdes 2 ditë më vonë pikërisht më 22 prill 1924.

Vrasja e deputetit shërbeu si shkëndijë e Lëvizjes, që triumfoi më 10 qershor 1924.

Kaynak; Muzeu Historik Kombëtar

#ARNAVUTHABER

Haber Editörü : Tüm Yazıları
www.arnavuthaber.com Türkiye Arnavutlarına Yönelik Bağımsız İmece İnternet Yayınıdır
Yorum Yaz