bornova escort izmir escort escort bodrum bursa escort escort izmir bodrum escort bayan izmir escort escort izmir
REKLAM REKLAM

URIMI I KRYETARIT TË KMSH-së PËR KURBAN BAJRAMIN 2017

48 defa okundu kategorisinde, 31 Ağu 2017 - 16:48 tarihinde yayınlandı
URIMI I KRYETARIT TË KMSH-së PËR KURBAN BAJRAMIN 2017

URIMI I KRYETARIT TË KMSH-së PËR KURBAN BAJRAMIN 2017

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim!

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Të nderuar besimtarë!

Në një ditë të tillë festë në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet anembanë, dua t’ju përcjell urimet më të mira, qofshi të gëzuar e në paqe me të gjithë të dashurit e zemrës.

Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit dhe dorëzimit të plotë tek Allahu i lartësuar. Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban e duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

Në këtë ditë feste e gëzimi të Kurban Bajramit u bëj thirrje të gjithë besimtarëve vullnetmirë që të bëhemi falënderues për të gjitha mirësitë dhe begatitë qe i kemi dhuratë nga krijuesi ynë,  dhe të tregohemi bujarë duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë, me jetimët dhe me të gjithë ata që presin përkujdesin dhe vëmendjen tonë.

Të jemi më mëshirues e tolerant, duke respektuar njeri-tjetrin dhe të lutemi që ditët e festës të vazhdojnë pa reshtur për të gjithë njerëzimin mbarë.

Le të lutemi e të festojmë të bashkuar dhe të flasim vetëm një gjuhë, atë të dashurisë, falënderimit dhe ndihmës reciproke me synimin e fitimit te kënaqësisë së Zotit.

Më lejoni t’ju uroj përzemërsisht të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, Gëzuar Kurban Bajramin me lutjen që të shtohet mirëkuptimi, dashuria për njëri-tjetrin dhe të ketë paqe e mirësi në çdo fole familjare e shoqërore.

 

NJOFTIM PËR OPINION
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e premte më 1 shtator 2017.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Manifestimi fillon në ora 5:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Hetem ef. Sopjani – Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Namazi i Kurban–Bajramit falet në ora 06:37 të cilit do ti prij Jakup ef. Çunaku- drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 1 shtator 2017, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Kurban–Bajramit!

Haber Editörü : Tüm Yazıları
www.arnavuthaber.com Türkiye Arnavutlarına Yönelik Bağımsız İmece İnternet Yayınıdır
Yorum Yaz