REKLAM REKLAM

Sırbistan’da Ayrımcılık ve Faşizim bitmiyor

696 defa okundu , kategorisinde, 03 Haz 2017 - 15:19 tarihinde yayınlandı
Sırbistan’da Ayrımcılık ve Faşizim bitmiyor

Sırbistan’da Ayrımcılık ve Faşizim bitmiyor

Kosova Cumhuriyeti eski cumhurbaşkanı Atifete Jahjaga, Belgrad Sırbistan’da düzenlenen  Mirdita / Dobardan (iyigünler)  festivali çerçevesinde şiddet gören kadınlar şöyleşisini yapamayacak. İki gündür yapılan etkinlilere sırp radikalleri ve faşistleri yoğun protestoda bulundu. İlk gün olaylara müdahale etmeyen polis protestocuların festivale katılan sanatçılara kadar ulaşmasına göz yumdu. Buna rağmen etkinlik devam etti ve “Shok” filmi gösterime sunuldu. İkinci gün akşamı ise “Zonjusha” filmi gösteriminden sonra sanatçı ve konuklar ancak polis koruması altında otellerine dönebildi. Atifete Jahjaga İntegra ve ZDF tarafından basılan kitabında Kosova savaşında şiddet gören kadınların anılarına yer verdi. Festival kapsamında kitap ta anlatılan Kosova Savaşı sırasında kadınlara uygulanan şiddeti anlatacaktı.

Eski Cumhurbaşkanı Atifete Jahjaga Fabebook sayfasından açıklamada bulundu ve festivalde yapacağı konuşma metnini yayınladı. Belgrad’a gelişi engellenen Jahjaga sunumunu Görüntülü Video konferans yöntemiyle gerçekleştirdi. Haber ekinde sunumun Arnavutça tam metni yer almaktadır. Sunumda kitapta yer alan Kosova savaşı boyunca, şiddet, tecavüz ve cinayetlere kurban giden Arnavut kadınların yaşam hikayeleri anlatılıyor.

Engellemeye Kosova Cumhurbaşkanı Thaçi tepki gösterdi; “Kosova’da cinayetler inkar edildikçe barışma olamaz.” diye belirten Cumhurbaşkanı Hashim Thaçi  konuyla ilgili ‘Facebook’ hesabından açıklamalarda bulundu: “Savaşta cinsel şiddette uğramış mağdurlar hakları için çalışan Cumhurbaşkanı Jahjaga, müthiş bir iş yaptı. Jahjaga, yıllardır acılar ve leke ile yaşayan kadınların sesi oldu. Sırbistan gerçekler ile yüzleşme ve barışmayı ortaya koymak zorundadır.  Cumhurbaşkanı Jahjaga’ya Belgrat’ta bir festivale katılmasına izin vermemesi ayıp ve kabul edilmez.  Kosova’da cinayetler inkar edildiği sürece barışma olamaz.”

www.arnavuthaber.com

Serbia më ndaloi që ta mbaj këtë fjalim në Beograd. Fjalimi, megjithatë, u dëgjua nga të pranishmit përmes një video-incizimi.

I dashur ekip i “Mirëdita, dobar dan”,
Mysafirë dhe panelistë të nderuar,
Zonja e zotërinj,
Postovane dame i gospodo,

Ju faleminderit që më ftuat në festivalin “Mirëdita, dobar dan”, dhe faleminderit që mundësuat që rrëfimet e shumë të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë të dalin në pah në librin “Unë dua të dëgjohem”.

Rrëfimet e prezantuara në këtë libër nuk janë vetëm rrëfime të torturës dhe të abuzimit. Këto janë rrëfime për formën më të egër të torturës. Këto janë rrëfimet e dhunimit seksual-dhunimit të përdorur si mjet lufte.

Këto janë rrëfimet e një të vërtete e cila është munduar të heshtet, të fshihet, dhe të varroset.

Guximi i viktimave, që kanë ndarë rrëfimet mbi krimet e tmerrshme dhe terrorin me të cilin ato është dashur të ballafaqohen, është për t’u admiruar.

Kam qenë dëshmitare e këtij guximi të patrembur dhe trimërisë në shumë raste, por kam ndjerë gjithashtu një intensitet të papërshkrueshëm të frikës, ankthit, dhe dëshpërimit në shumë raste të tjera.

Përgjatë viteve, kam takuar qindra të mbijetuarë të dhunës seksuale gjatë luftës në pjesë të ndryshme të vendit tim. Me kujdes dhe durim, kam dëgjuar rrëfimet e tyre; kam qarë me ato që kanë pasur nevojë që unë të qajë me to, dhe kam qëndruar e fortë me ato që kanë pasur nevojë të më shohin më të fortë.

Kam dëgjuar rrëfimin e një gruaje nga rajoni i Drenicës e cila, për më shumë se gjashtë muaj rresht, është dhunuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme nga një grup paramilitarësh serbë. Kam biseduar me një viktimë të dhunës seksuale gjatë luftës nga Gjakova trupi i së cilës është gjymtuar derisa ajo po përdhunohej. Vetëm para pak kohësh, kam takuar vajzën e një viktime të dhunës seksuale gjatë luftës e cila ka vdekur pa marrë drejtësinë në të cilën shpresonte për shumë vite:
-Një grua e re dhe e zgjuar e cila ka nisur të belbëzojë dhe nuk ka mundur të flasë normalisht që nga koha kur është bërë dëshmitare e përdhunimit të egër të nënës së saj, kushërirës, gruas së axhës, dhe vrasjes brutale të vëllaut të saj të vogël.

Por, nuk jam këtu për t’ju treguar të gjitha rastet e dhunimeve seksuale gjatë luftës që njoh, sepse ky libër veçse përmban një pjesë të rëndësishme të së vërtetës- të vërtetës mbi një fatkeqësi të tmerrshme.

Edhe pse ende nuk e dimë numrin e saktë, vlerësohet se më shumë se 20,000 burra dhe gra janë dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë.

Por, derisa unë kërkoj njohjen e këtij krimi në të gjithë botën, më duhet të pranoj se ka qenë një sfidë e madhe për vet shoqërinë tonë ta pranojë atë që u ka ndodhur këtyre grave e burrave.

Për shumë vite, shoqëria jonë është shtirur e shurdhër kundrejt viktimave që ishin vënë në shënjestër të një agresioni ushtarak i cila ka pasur si cak çnderimin, dobësimin, dhe zhdukjen e një populli të tërë.

Derisa ne po e shijonim lirinë që fituam pas Qershorit të vitit 1999 duke rindërtuar të ardhmën tonë nga rrënojat e shkatërrimit, të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës u mbyllën në një burg të heshtjes të cilin, pa vetëdije, e kishim ndërtuar për to.

Derisa ne po punonim për të rivendosur paqen, dhe për të krijuar një ambient të qetë e të sigurt, ne u kthyem shpinën viktimave të këtij krimi të tmerrshëm në luftën e tyre me turpin, izolimin, dhe përjashtimin shoqëror pa kurfarë mbështetje institucionale dhe shoqërore.

Atyre nuk u dha hapësirë për të treguar rrëfimet e tyre; nuk u dha asnjë mundësi për të tejkaluar traumën. Nuk u bë asnjë përpjekje për të ndëshkuar kryesit e krimit të bërë ndaj tyre.

Takimin tim të parë me një grup të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës e kam pasur në ditët e para të mandatit tim si presidente e Kosovës.

Rrëfimet e tyre- përplot vuajtje dhe dhembje- më kanë ndjekur për ditë dhe javë të tëra. U trondita dhe u shokova nga tregimet për ngjarjet e tmerrshme nëpër të cilat këto gra është dashur të kalojnë. Isha e zhgënjyer me institucionet tona të cilat nuk i trajtuan në mënyrën dhe kohën e duhur ato, dhe isha e mllefosur me sistemin ndërkombëtar të drejtësisë që kishte lejuar që kryesit e këtyre veprave të ecnin të lirë.

Vendosa të veproj!

Pas një analize të detajuar të kompetencave të mia ligjore dhe kushtetuese si presidente dhe pas takimeve me disa aktivistë që kishin ngritur zërin për drejtësi dhe njohjen e dhunës seksuale si akt krimi në Kosovë, në Mars të vitit 2014, inicova themelimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.

Këshilli ishte përgjigjia e parë institucionale ndaj mosveprimit për një kohë të gjatë dhe kishte për qëllim ta thejë tabunë, ta luftojë stigmën që ende po rrethonte të mbijetuarit, dhe të punojë pa pushim për t’i trajtuar ato me respekt dhe dinjitet sikurse që kishim bërë me të gjitha kategoritë e tjera të luftës.

Këshilli arriti ta shtyjë përpara ndryshimin e një legjislacioni ekzistues për viktimat dhe të mbijetuarit e luftës duke njohur statusin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe duke ofruar të drejta me ligj për ato.

Por, ne duhej të shkonim përtej ligjeve e rregulloreve për t’u ofruar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës hapësirën për ta treguar publikisht pjesën e tyre të së vërtetës.

Instalacioni i artit “Mendoj për Ty” i krijuar nga artistja Alketa xhafa-Mripa dhe i prodhuar nga Anna Di Lellio kontribuoi dukshëm në procesin e shërimit kolektiv duke shprehur e inkurajuar solidaritet me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Pas vendosjes së mijëra fundeve e fustaneve në stadiumin e Prishtinës si shenjë të ndjeshmërisë dhe mbështetjes sonë kolektive, dhunimi seksual gjatë luftës nuk ishte më temë tabu.

Puna jonë e përbashkët kulminoi në krijimin e një komisioni për verifikimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, i cili mbajti takimin inaugurues diku dy javë më parë.

Më në fund, procesi i verifikimit pritet të nis këtë vjeshtë.

Por, kemi ende një rrugë të gjatë para vetës deri në vënien e drejtësisë për këto viktima.

Zonja e zotërinj,

Promovimi i këtij libri në Serbi është jashtëzakonisht i rëndësishëm, jo vetëm për shkak të dëshmive që flasin për torturë, abuzim dhe dhunim seksual gjatë luftës, por edhe për shkak të lokacionit ku po bëhet promovimi.

Jemi në Beograd, qendrën e një shteti regimi i dikurshëm i të cilit ka orkestruar dhe ka kryer një fushatë brutale ushtarake që kishte për qëllim spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1998-1999:

– Një shtet, qeveria e të cilit mohon ekzistencën tonë si shtet i pavarur dhe tenton të pengojë progresin tonë me të gjitha mjetet e mundshme.
– Një shtet, qeveria aktuale e të cilit refuzon të pranojë krimet e tmerrshme që regjimi i Millosheviqit ka kryer ndaj mijëra civilëve në Kosovë
– Një shtet që nuk ka bërë asgjë për të sjellë kryesit e këtyre krimeve para drejtësisë.

Por, jemi gjihashtu në kryeqytetin e një shteti, shoqëria e të cilit- sidomos gjeneratat e reja- mund ta ndryshojnë kursin e historisë së vendit të tyre dhe fatin e popullit të tij duke njohur të kaluarën.

Serbët e lindur pas Qershorit të viti 1999 nuk e dijnë se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës. E vërteta nuk duhet të fshihet nga askush ashtu siç është tentuar të bëhet para diku 20 vitesh kur regjimi i atëhershëm kishte e përdorur një fushatë e egër të dezinformimit dhe shpërlarjes së trurit ndaj qyetarëve të vet.

Të dyja palët e përfshira në konflikt kanë perceptime të ndryshme mbi të vërtetën meqë të dyja palët janë ballafaquar me të kaluarën- humbjet, dhembjen, dhe vuajtjet- në forma të ndryshme.

Andaj, duhet të adresojmë çështjet e shkaktuara nga lufta sepse e ardhmja e popujve tanë nuk mund të ndërtohet pa zgjidhjen e çështjeve që kanë ndodhur në të kaluarën.

Ballafaqimi me të kaluarën nuk është i lehtë. Jam e vetëdijshme për këtë. Por, në vend se të përhapim urrejtje, të thellojmë ndarjet ende ekzistuese, apo të ringjallim tensionet, ne duhet të ndërtojmë ura të besimit të ndërsjellë në mes të popujve tanë.

Ne duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që kemi për të folur zëshëm për të kaluarën në mënyrë që të mësojmë për ndikimin që ajo ka pasur në jetën e popujve tanë. Së bashku, duhet të ndërtojmë shtegun për një të ardhme paqësore si fqinjë.

Dhe kjo është arsyeja pse po qëndroj këtu sot duke mirëpritur promovimin e këtij libri dhe duke avokuar që ai të lexohet edhe në Serbi.

Qyetarët e Serbisë kanë të drejtë të dijnë se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Atyre u duhet mbështetja për të ndërprerë presionet e pamëshirshme të politikës.

Shpresoj se do ta lexoni këtë libër, ta ndani atë me familjen dhe miqtë tuaj, ta mbani përgjegjëse qeverinë për t’i ndëshkuar kryesit e krimeve, dhe të bëni thirrje për pajtim me fqinjtë tuaj.

Nuk duhet të lejojmë që të robërohemi nga e kaluara! Viktimat e këtyre krimeve nuk do të jenë kurrë në gjendje ta gjejnë paqen përderisa kryesit e këtyre krimeve të kobshme nuk vihen para drejtësisë.

Ky është një parakusht për paqe të qëndrueshme, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe një të ardhme stabile për gjeneratat e ardhshme.

E ardhmja e vendeve tona është në duart tona. Le të jetë ajo një e ardhme e pajtimit dhe paqes!

Ju faleminderit.

Atifete Jahjaga

Haber Editörü : Tüm Yazıları
www.arnavuthaber.com Türkiye Arnavutlarına Yönelik Bağımsız İmece İnternet Yayınıdır
Yorum Yaz