REKLAM REKLAM

İsa Boletini

54 defa okundu , kategorisinde, 15 Oca 2020 - 18:33 tarihinde yayınlandı
İsa Boletini

Bugün, Halk Kahramanı İsa Boletini’nin doğum yıldönümü.

İsa Boletini, Halk kahramanı, ünlü savaşçı, ulusal kurtuluş hareketinin lideri 15 Ocak 1864’te, Mitrovica’nın Bolet köyünde doğdu.
17 yaşında Arnavut Prizren Ligi saflarında Slivovo savaşına katıldı. Sırbistan ve Karadağ’ın yayılmacı ve yıkıcı amaçlarına karşı mücadele etti. 1901-1902’de Sırbistan, Karadağ ve Avusturya-Macaristan’ın müdahalelerine karşı Kosova’daki direnişin lideri oldu. 1908’de Jön Türk devrimini destekledi, ancak Jön Türklerin Arnavut karşıtı politikasına karşı çıktı. 1908-1912 büyük Osmanlı karşıtı isyanlarının lideri ve organizatörü olarak öne çıktı. Drenica-Mitrovica, Shtime-Carralevo, Podujevo-Priştine ve diğer birçok kentte isyanlara öncülük etti. Bağımsızlık Bildirgesi’nde Kosova temsilcilerinden sorumluydu ve 28 Kasım 1912’de Bağımsızlık ilanı sırasında Vlora’da İsmail Qemali ile birlikteydi. 1913’te İsmail Qemali ile Arnavut heyetinin bir üyesi olarak Londra’ya gitti. Burada, Büyük Güçlerin Arnavutluk’un dağıtılmasına yönelik kararlarını değiştirmek için uğraştı. Daha sonra tekrar Sırp-Karadağlı işgalcilere karşı yeni dşrenişler organize etmek için Kosova’ya döndü. Hayatını savaş, vatan için mücadele ve bilgeliğiyle geçirerek doğal bir lider olarak otorite kazandı. 23 Ocak 1916’da Podgorica’daki Karadağlı şovenistler tarafından hain bir şekilde şehit edildi.

İsa Boletini ve İsmail Kemali

🇦🇱 Sot, kujtojmë lindjen e Heroit të Popullit Isa Boletini

Më 15 janar 1864 lindi Isa Boletini, luftëtar e udhëheqës ushtarak popullor, organizator e drejtues i lëvizjes për çlirimin kombëtar, Hero i Popullit. Isa Boletini lindi në Boletin të Mitrovicës.
Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizërenit në betejën e Slivovës kundër forcave osmane. Ndihmoi në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë dhe synimeve grabitqare të Serbisë dhe Malit të Zi. Më 1901-1902 u vu në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi dhe Austro-Hungarisë. Në vitin 1908 përkrahu revolucionin xhonturk, por iu kundërvu politikës antishqiptare të Xhonturqve. U dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha popullore kundërosmane të viteve 1908-1912. Udhëhoqi disa kryengritje kundërosmane në Drenicë-Mitrovicë, Shtime-Carralevë, Podujevë-Prishtinë etj. Në ditët e shpalljes së Pavarësisë u vu në krye të përfaqësuesve të Kosovës, si dhe u ndodh në krah të Ismail Qemalit në Vlorë më 28 Nëntor 1912. Në vitin 1913 si anëtar i delegacionit shqiptar së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku kundërshtoi me forcë vendimet e Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë kaloi sërish në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë. Duke kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet si udhëheqës popullor. Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë.

Muzeu Historik Kombetar.

Haber Editörü : Tüm Yazıları
www.arnavuthaber.com Türkiye Arnavutlarına Yönelik Bağımsız İmece İnternet Yayınıdır
Yorum Yaz

1 Yorum
  • IslamCevapla

    Isa Boletini Sultan AbdulHamidi Selanikteki surgunden kurtarmaya calismis ama basaramamis

    Oca 19, 2020 03:43