REKLAM REKLAM

Besimtarët në Ballkan falin namazin e parë të teravisë

318 defa okundu kategorisinde, 27 May 2017 - 16:13 tarihinde yayınlandı
Besimtarët në Ballkan falin namazin e parë të teravisë

Besimtarët në Ballkan falin namazin e parë të teravisë

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli raportoi se besimtarët myslimanë mbrëmë falën namazin e teravisë së parë para muajt të shenjtë të Ramazanit nëpër xhamitë e vendeve të Ballkanit, ndër të cilat edhe nëpër ato të Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës.

Xhamitë e Shkupit ishin të tej mbushura me besimtarë, por një ndër më të frekuentuarat ishte xhamia e Mustafë Pashës. Para fillimit të faljes së namazit besimtarët patën mundësi të dëgjojnë ligjëratë nga imami i xhamisë, ndërse ata që nuk mundën të gjejnë vend brenda xhamisë, faljen e namazit e kryen jashtë në oborrin e xhamisë.

Po ashtu edhe në Shqipëri, ashtu sikurse në të gjitha xhamitë e vendit, edhe ato të kryeqytetit, Tiranës, ishin mbushur me besimtarë të cilët i janë drejtuar Krijuesit të tyre në lutjet dhe namazin e kësaj teravie të parë.

Xhamia Et’hem Beu dhe ajo e Pazarit të Ri në Tiranë kanë qenë gjithashtu dy xhami ku besimtarët kanë kryer ritin e tyre për faljen e teravisë së parë. Në xhaminë e Pazarit të Ri, besimtarë të shumtë janë falur edhe jashtë ambienteve për shkak të mungesës së vendeve brenda në ambientet e kësaj xhamie.

Kurse qindra qytetarë të fesë islame në Prishtinë pas faljes së namazit të jacisë falën namazin e parë të teravisë në Xhaminë Sulltan Mehmet Fatih, ku në muajin e madhërishëm të Ramazanit kanë hyrë me lexim të Kur’anit, me lutje dhe salavate. Xhamia ishte e mbushur me besimtarë ku i pranishëm ishte edhe myftiu i Kosovës Naim Tërnava.

Kaynak; TRT -Shqip / A.A

http://www.trt.net.tr/shqip/ballkani/2017/05/27/besimtaret-ne-ballkan-falin-namazin-e-pare-te-teravise-740373

Haber Editörü : Tüm Yazıları
www.arnavuthaber.com Türkiye Arnavutlarına Yönelik Bağımsız İmece İnternet Yayınıdır
Yorum Yaz